1) Cili prej koncepteve të mëposhtme i përgjigjet këtij definicioni: "Të besosh me zemër e të deklarosh me gojë se ajo që e ka sjellë Muhammedi a.s. nga All-llahu xh.sh. është e vërtetë"?
a) Islam
b) Iman
c) Ihsan
d) Shehadet
2) Veçoritë, që te krijesat janë të fundme e të kufizuara, ndërsa te Zoti të pafundme e të pakufizuara, tregojnë cilat cilësi të Zotit?
a) Dhatijjeh
b) Thubutijjeh
c) Selbijjeh
d) Ebedijjeh
3) Si quhen gjendjet e jashtëzakonshme të evlijave (njerëzve të dashur të Zotit)?
a) Keramet
b) Muxhize
c) Sihir
d) Iluzion
4) Si quhet vendi ku Zoti do t'i tubojë njerëzit për t'i marrë në pyetje pasi t'i ketë ringjallur?
a) Ahiret
b) Mizan
c) Mahsher
d) Sirat
5) Si quhet personi i cili i njeh rregullat juridike të fesë bashkë me argumentet e tyre?
a) Imam
b) Sahabi
c) Fakih
d) Halif
6) Si quhet veprimi kur njeriu mbështetet në Zotin dhe frytin e pret vetëm prej Tij pasi ta ketë kryer punën si e lyp rendi?
a) Iman
b) Ihlas
c) Tefekkur
d) Tevekkul
7) Si quhen veprimet e robërimit që muslimani i bën me sinqeritet vetëm për ta fituar kënaqësinë e Zotit?
a) Ibadet
b) Namaz
c) Agjërim
d) Takva
8) Në Islam ka disa lloje pastërtie. Cilat janë ato?
a) Pastërtia e brendshme dhe e jashtme
b) Pastërtia e shpirtit, e trupit dhe e mjedisit
c) Pastërtia e ushqimit dhe e pijes
d) Asnjëra
9) Cilat fjalë duhet të vijnë te zbrazëtirat në vijim: "Namazi që falet në kohë quhet _________, kurse ai që falet pasi t'i ketë kaluar koha ________"?
a) Eda dhe Xhem'
b) Ifa dhe Kaza
c) Kaza dhe Eda
d) Eda dhe Kaza
10) Cili është dallimi midis "sharteve" dhe "rukneve" të namazit?
a) Të dyja janë njësoj
b) Sharte janë farzet brenda namazit, kurse rukne janë farzet jashtë namazit
c) Sharte janë farzet jashtë namazit, kurse rukne janë farzet brenda namazit
d) Shartet janë farzet e namazit, kurse ruknet janë sunnetet e namazit
Today, there have been 4 visitors (6 hits) on this page!
About this page
The loginbox won't be displayed, because the extra "Member area" isn't activated!